Nis asfaltimi i rrugës Ura e Serbinit – Shtushaj.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka inspektuar nga afër punimet që kanë nisur për asfaltimin e rrugës Ura e Serbinit – Shtushaj.

Ky është një nga projektet e vlerësuara si më të rëndësishmet për banorët e kësaj zone. Banorët e fshatrave  Kovashicë,  Shtushaj,  Zogje,  Bllacë,  Mazhicë dhe Gjuras janë ata që do të përfitojnë më shumë nga ndërtimi i kësaj rruge.

Kryetari Alla zhvilloi takim edhe me disa prej banorëve të zonës, të cilën shprehën mirënjohje ndaj punës që Bashkia Bulqizë po kryen në të gjithë territorin e saj.

Vetë z.Alla u shpreh se Bashkia do të vijojë të jetë në të gjitha njësitë administrative, kudo që banorët e saj të kenë nevoja. “Duhet pak kohë dhe durim për të dalë në sipërfaqe, pas plogështisë që ka treguar pushteti lokal i Bulqizës për vite me radhë. Ne po angazhojmë të gjitha resurset tona për të bërë më të mirën për banorët tanë në të gjithë Bulqizën”, u shpreh Kryebashkiaku Allu në takimin me banorë të zonës.

AlbaniaUSA