Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka vizituar një nga pikat më turistike të Bulqizës, siç është Maja e Dhoksit me liqenet e saj, rreth 2000 metra mbi nivelin e detit.
Gjatë kësaj shëtitjeje, Alla ka treguar me fotografi në rrjetet sociale disa nga bukuritë e natyrës përmes së cilave fton të gjithë të apasionuarit e natyrës që ta vizitojnë këtë mrekulli natyrore të Bulqizës.