Në  Martanesh, ku kësaj here vijmë me një projekt të rëndësishëm.
Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Krastës po vijojnë me ritme shumë të kënaqshme.
Pas mëse  50 vitesh nga koha kur ai u ndërtua për herë të parë, Bashkia Bulqizë po ndërhyn në rinovimin e të gjithë infrastrukturës që furnizon me ujë këtë zonë.
Falë këtij investimi, shumë shpejtë  Krasta,  Melcu dhe  Qarri do të kenë furnizim me ujë  24 orë.
Përveç zëvendësimit të tubave, projekti parashikon edhe një linjë të re #ujësjellësi Batër Jugore – Krastë.
Punimet i ka inspektuar nga afër Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla, i cili u shpreh se po punon që së shpejti të prezantojë një projekt shumë ambicioz dhe të rëndësishëm, i cili do të ndryshojë rrënjësisht jetën e banorëve të gjithë Martaneshit.

AlbaniaUSA