Me praninë e Kryetarit të Bashkisë, z.Lefter Alla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido, është hapur sot sinjali i Këndit Arkivor në Bashkinë Bulqizë, i cili u mundëson të gjithë të interesuarve akses në të dhënat e arkivës së përgjithshme.
Ai ndodhet pranë Bibliotekës në Pallatin e Kulturës dhe do të jetë në funksion të çdo të interesuari.
Këndi Arkivor shërben për efekt studimor. Studiuesit gjatë kohës që shfrytëzojnë Këndin duhet të zbatojnë rregulloren e Bibliotekës së qytetit të Bulqizës.
Regjistrimi në sallën e studimit kryhet nga çdo kompjuter me lidhje me internet, jashtë këtij Këndi Arkivor, në adresën katalogu.arkiva.al. Pas aprovimit, që zgjat një ditë pune, aplikuesit pajisen përmes emailit me fjalëkalimin për të hyrë në sallën e studimit.
Pasi janë regjistruar, mund të porosisin dosjet që dëshirojnë të konsultojnë, si në këtë Kënd Arkivor, po ashtu edhe në çdo kompjuter tjetër që ka lidhje me internet, në adresën katalogu.arkiva.al.
Dosjet e porositura nga shërbehen ditën që kanë përzgjedhur në sistem dhe qëndrojnë të qasshme për pesë ditë pune.
Kushdo që dëshiron të porosisë kopje digjitale të një ose disa dokumenteve, duhet të ndjekë udhëzimet që ofron sistemi, përfshi edhe mënyrat e pagesës.