Drejtoria e Shërbimeve Publike ka si mision:
- Të synojë realizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike në komunitet.
- Të harmonizojë punën me entet e ndryshme, veprimtaria e të cilave ndikon në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, përmes cilësisë së shërbimeve publike.
- Të ngrerë në nivelin e kërkesave, interesave dhe kulturës qytetare të gjitha shërbimet publike, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarit, si: në modernizimin e sistemit të pastrimit të hapësirës bashkiake, ruajtjen dhe pasurimin e fondit të gjelbër në qytet dhe kurorën përreth tij, duke synuar për një qytet të pastër dhe sa më të gjelbëruar.
- Të marrë të gjitha masat e duhura nga pikëpamja inxhinjerike e teknike, për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të rrjetit të infrastrukturës publike mbitokësore, varrezave, sipërfaqeve të gjelbëra e rekreative, përcaktimin e zgjerimeve të nevojshme, në bashkëpunim edhe me Ujësjellës-Kanalizime Sh.a.
- Të vlerësojë si një nga aspektet më prioritare, raportet dhe kërkesat ndaj sipërmarrjeve private, për realizimin cilësor të shërbimeve të kontratuara
- Të bashkërendojë punën me faktorë të tjerë të interesuar, në funksion të përmirësimit të shërbimeve publike dhe përfshirjes së banorëve në monitorimin, vlerësimin dhe bashkëqeverisjen komunitare, si : OJF-të, organizatat rinore, institucionet arsimore, bizneset vendase etj.
- Të vlerësojë si detyrë të përhershme mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrjetit rrugor, mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut, përmirësimin e sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore, transportin publik vendor, ndriçimin e mjediseve publike dhe ngrohjen e tyre, shërbimin e dekorit publik, parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike, shërbimin e pastrimit të rrugëve, si dhe mbledhjen, largimin e trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit.
- Të harmonizojë punën e Shërbimeve Publike për mirëmbajtjen e vazhdueshme të institucioneve publike të Bashkisë, mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale, objek-teve social-kulturore, administrative, ndërtesave të shërbimit parësor shëndetsor etj
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka për detyrë përmbushjen e të gjitha detyrimeve tekniko-administrative që lidhen me shërbimet dhe veprat publike dhe gjithashtu:
- Kryen programimin e investimeve që duhet të realizohen.
- Nxjerrin koston e këtyre investimeve, nëpërmjet preventivave të llogaritur nga vetë specialistët e kësaj drejtorie.
- Caktojnë dhe kontrollojnë projektet, kur këto të fundit i janë dhënë studiove private, sipas ligjeve mbi prokurimin publik.
- Kryejnë verifikimin dhe kontrollin e projekteve dhe kontratave.
- Japin të gjitha lejet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve publike.
- Përmbushin të gjitha detyrimet që jep ligji për problemet mjedisore në territorin e Bashkisë.