Në 1 qershorin e fëmijëve, #BashkiaBulqizë dhe Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë, Sportit, Komunikimit dhe IT pranë bashkisë organizuan një aktivitet festiv në qendër të qytetit.🥳🎊🎉
Fëmijët e kopshteve të qytetit dhe të gjitha njësive administrative dhanë shfaqe dhe festuan ditën e tyre. 👶👧👦
Kësaj feste iu bashkuan të gjithë fëmijët e qytetit dhe ata nga fshatrat në njësi administrative.✍️
Në këtë organizim festiv fëmijët e të gjitha moshave festuan të lumtur së bashku me prindër.👩👧👦👨👦👦
Kjo është dita ndërkombëtare e fëmijëve, e kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thënë të drejtat e tyre dhe në ndryshim nga të rriturit realizohet nëpërmjet lojërave dhe festave.🤗
Nën atmosferën e krijuar nga lojërat dhe zërat e hareshëm të fëmijëve sot qyteti shihej në një dimension krejt ndryshe.