𝐎𝐃𝐀 𝐃𝐈𝐁𝐑𝐀𝐍𝐄 bëri bashkë një sërë grupesh artistike nga qytete dhe treva të shumta shqiptare, ku përfaqësuesit e Bulqizës, përmes artit e kulturës tradicionale që përcollën, lanë gjurmë në kujtesën e artdashësve dibranë.
Bulqiza u përfaqësua në këtë festival me vallet e Gollobordës, Martaneshit e Bulqizës, dhe me këngët “Babë Fejzë Bulqiza” dhe “O Bilbil more Bilbil”.
Vallja e Gollobordës u interpretua nga Merjeme Muça, Dallëndyshe Tola, Enxhi Tola, Drita Koçi, Sajmira Muça, Serjana Muça, Dallëndyshe Tola, dhe u shoqërua në instrument nga Xhevat Kodra në curle dhe Zabit Kodra në lodër.
Rapsodi Adem Ceni, i shoqëruar nga Hajri Alimani dhe Besnik Dema interpretuan këngën Baba Fejzë Bulqizën.
Vallja e Martaneshit u kërcye nga Anina Rrushi, Hume Cukali, Alesia Haslika dhe Danjela Murati, të shoqëruar në instrumente nga Kujtimi Shehu (Firzamonikë), Xhevat Kodra (Curle) dhe Zabit Kodra (Lodër).
Jeta Mazari tërhoqi vëmendjen e artdashësve dibranë përmes këndës “O Bilbil more Bilbil”.
Prezantimi i artistëve që përfaqësuan Bulqizën në Odën Dibrane u mbyll me “Vallen e Bulqizës”, ku në skenë ishin Malvina Peti, Hane Përkola, Brunilda Musaj, Zemrie Peti, Anisa Hysa për vallen e grave dhe Vëllezërit Sinan e Selim Alliu për vallen e burrave.
Ky ishte edicioni i 28-të i festivalit mbarëkombëtar “Oda Dibrane”.