Bulqiza sot ishte kaq e bukur, plot ngjyra dhe e veçantë, njësoj si trashëgimia jonë kulturore .
Në këtë ditë të dedikuar trashëgimisë kulturore, bashkia Bulqizë hapi dyert e muzeut të ri në 📍ambientet e Pallatit të Kulturës. Në një atmosferë fantastike prezantuam me krenari kostumet tradicionale të Bulqizës, si thesarë që reflektojnë pasurinë dhe traditat që janë ruajtur me kujdes ndër breza.
Objektet e ekspozuara janë dëshmi e një periudhe të hershme të jetës sonë kulturore, me specifikime të veçanta që tregojnë për veçoritë dhe bukurinë e tyre unike.
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore është një rast për të kujtuar dhe vlerësuar pasurinë tonë të përbashkët kulturore dhe për të ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e saj tek brezat e ardhshëm 👨‍👩‍👧
AlbaniaUSA