Në prezencën e Ambasadorit Bullgar në Shqipëri, Z. Ivaylo Kirov, çelëm siparin e projektit ‘Rritja e kapaciteteve të punonjësve dhe njësive administrative të Bashkisë Bulqizë për agroturizmin dhe turizmin malor’, i financuar nga Ndihma Bullgare për Zhvillim. Aktivitetet e këtij projekti ecin në një linjë me përpjekjet që Bashkia po bën me mbështetjen e qeverisë shqiptare për promovimin e këtij sektori, që është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Përmirësimi i kapaciteteve të administratës së qeverisjes vendore është kusht i domosdoshëm për të siguruar një proces të suksesshëm të planifikimit dhe zhvillimit të agroturizmit dhe turizmit në nivel lokal.