Në vazhdim të zbatimit të 🗓️Kalendarit të Konsultimeve Publike për buxhetin 2024, organizuam takimin e rradhës në 📍Njësinë Administrative Ostren për të diskutuar prioritetet kryesore të buxhetit të Bashkisë Bulqizë.
Në këtë takim, morën pjesë përfaqësues të 🗣️ komunitetit, 🏫 institucioneve arsimore, 🏢këshilltarë të Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. Diskutuam hollësisht linjat e buxhetit, përfshirë investimet publike, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e cilësisë në arsim, shërbimin e ujësjellësit, etj. 🤝
Procesi i konsultimeve publike është një hap i rëndësishëm për të siguruar që buxheti i vitit 2024 të përmbushë nevojat dhe pritshmëritë e komunitetit. Gjithashtu, ky angazhim i përbashkët synon të sigurojë transparencën dhe përfshirjen e të gjithë palëve në hartimin e buxhetit lokal. 📊
AlbaniaUSA