Bashkia Bulqizë bazuar në ligjin Nr. 139/2015 “Per Vetëqeverisjen Vendore”,Ligjit Nr.90/2019, “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”,i ndryshuar, Neni 3 “Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme për personat juridikë “ pikat 1,2,3,4, VKM-se nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes” dhe Udhëzimit nr. 5222, datë 26.06.2015 “Për zbatimin e VKM nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, kërkon një ekspert të licensuar për rivlersimin e pronave dhe aseteve shtetërore (pasurive te paluajtshme), me një siperfaqe 2726 m2 me vendnodhje në zonën kadastrale 8612, siperfaqe kjo e ndarë në 9 numra pasurie.
Për sa më sipër të gjithë të interesuarit mund të na kontaktoni në adresën e e-mailit zyrtar të Bashkisë Bulqizë bashkia.bulqize@bulqiza.gov.al
Afati i fundit për të aplikuar është data 15 Prill 2022
Shënim: Bazuar në njoftimin e mësipërm “Për Ekspert të Liçensuar” publikuar më datë 11 Prill 2022.
Njoftojmë të gjithë ofruesit se oferta e ofruar nga ana e tyre ishte mbi fondin limit të përcaktuar. Për këtë arsye nuk kemi ofertues të shpallur fitues për të bërë vlerësimin e truallit.