Përfundon kanali ujitës Ura e Telit-Gjoricë e Poshtme.📍
Ky është një nga projektet shumë të rëndësishme për mbi 2️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ banorët e kësaj zone, të cilët e kanë vuajtur mungesën e ujit për vite me radhë.
Kanali prej mbi 4️⃣4️⃣0️⃣0️⃣ metrash linearë ka qenë një nga premtimet elektorale të Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, i cili gjatë këtij mandati në detyrë i ka shpallur kanalet ujitëse si prioritet të punës së tij.
Janë tashmë mbi 1️⃣7️⃣0️⃣ km kanale ujitëse që në më pak se dy vite janë ndërtuar, hapur dhe pastruar në të gjithë territorin e Bashkisë Bulqizë.