Produkte Qumështi ‘Zerqani’ është një ndër ndërmarrjet private më të suksesshme në Bashkinë Bulqizë.

Kjo punishte e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij e ka nisur aktivitetin e saj vitin e kaluar, dhe aktualisht ka një kapacitet përpunimi prej rreth 2 mijë litra qumësht në ditë.

Qumështi grumbullohet çdo mëngjes herët nga fermerët dhe blegtorët e zonës, duke filluar nga Plani i Bardhe e deri në Maqellarë, ndërsa më pas nis përpunimi i tij në baxho.

Produktet ‘Zerqani’, janë ndër më të preferuarat në treg, kjo edhe për shkak të qumështit bio të zonës dhe përpunimit të tij me metoda tradicionale. Deri më tani kjo punishte vazhdimisht ka prodhuar dhe tregtuar me sukses produkte si: djathi i bardhë i dhisë, deles dhe lopës, apo gjiza dhe gjalpi, ndërsa së shpejti pret të nisë edhe prodhimin e djathit kaçkavall.

Produkte Qumështi ‘Zerqani’ momentalisht gjendet nëpër shumë pika tregtimi dhe supermarkete në kryeqytet dhe zona të tjera të vendit, ndërsa planifikon ta zgjerojë edhe më tej shtrirjen në treg.

AlbaniaUSA