Titulli i projektit: Java Europiane e Sportit
Donator: Bashkitë për në Evropë
Grant: 400 eu (I menaxhuar drejtpërdrejt nga donatori)
Përshkrimi: Në kuadër të Javës Europiane të Sportit dhe vijimit të aktiviteteve të organizuara në nivel kombëtar dhe europian, Njësia e Integrimit në Bashkinë Bulqizë ka ndërmarrë iniciativën për të organizuar një sërë aktivitetesh sportive, me fokus të veçantë fëmijët dhe të rinjtë.
Përmes organizimeve të tilla, si: futbolli, basketbolli, volejbolli, lojrat popullore (si një mënyrë për rikthimin e traditave), në shkollat e qytetit dhe fshatrave, përcollëm mesazhin se aktiviteti fizik, është i rëndësishëm për një jetë të lumtur dhe të shëndetshme. Gjatë këtyre ditëve përfshimë edhe prindërit, mësuesit dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor, si aktorë të rëndësishëm në promovimin dhe përfshirjen e vazhdueshme të fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete sportive.
Aktivitetet u zhvilluan në datat 23-30 shtator, duke iu bashkuar fushatës së BE #BeActive në Javën Evropiane të Sportit.
Tituli i projektit: Mjedisi, përgjegjësi e përbashkët
Bashkia Bulqizë ka realizuar një seri aktivitetesh në frymën e Ditës Kombëtare të Aktivizmit #NAD2023. Një iniciativë e Co Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Për të kultivuar sjellje miqësore ndaj mjedisit, Bashkia organizoi një fushatë pastrimi, duke përfshirë shkollat në qytet dhe në fshatra. Kjo veprimtari përfshiu stafin e Bashkisë, stafin e shkollës dhe nxënësit, për të përcjellë mesazhin e rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e hapësirave të gjelbërta. Po ashtu, shërbeu për të treguar rëndësinë e përkushtimit dhe angazhimit të të gjithë aktorëve, pasi mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët.
Për realizimin e kësaj fushate nuk ka patur mbështetje financiare dhe është koordinuar nga Njësia e Integrimit.
Titulli I projektit: Shërbimi i specializuar për fëmijë e të rinj me aftësi të kufizuar në familje dhe në Qendrën Ditore në Bashkinë Bulqizë
Donator: Fondi Social
Kohëzgjatja: 2023-2025
Përmes këtij projekti, Bashkia Bulqizë bën të mundur zgjerimin e shërbimeve sociale në 8 Njësitë Administrative ku do të ofrohen shërbime të specializuara në familje dhe në Qendrën Ditore për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshe. Ata do të përfitojnë rregullisht shërbime mbështetëse psiko-sociale, terapeutike, etj., duke u dhënë mundësinë të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.
Tituli i projektit: Thyej heshtjen! Të bashkuar kundër trafikimit
Donator: Ambasada Britanike në Tiranë
Pjesë e shërbimeve të integruara që do të ofrohen në Bulqizë janë edhe ato psiko-sociale që nisin me hapjen e të parës Qendër Komunitare Multifunksionale në këtë qytet, në kuadër të programit ‘Transforimi i përgjigjes kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njëzore në dhe nga Shqipëria, e zbatuar nga Terres des homme, e udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë.
ZYRA INOVATIVE BULQIZE
Zyra Inovative në Bashkinë tonë është një projekt i mbështetur nga Granti Start-Up, i realizuar nga një bashkëpunim midis Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Bashkisë Bulqizë.
Në projekt u parashikua ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme të zyrës, me të gjitha pajisjet teknologjike, me një kapacitet për 15 të persona, kryesisht të rinj që i përkasin grup moshës 15-29 vjeç.
Pas hapjes së saj kemi organizuar dy sete trajnimesh, në formën e një Akademie StartUp, të cilat zgjatën nga 10 ditë, të alternuara fizikisht dhe online. Trajnimet u zhvilluan nga stafi i Bashkisë Bulqizë dhe në to morën pjesë gjithsej 30 të rinj.
Nga ana tjetër, janë mbi 700 nxënës nga 5 shkolla të mesme në të gjithë Bulqizën që kanë përfituar nga shfrytëzimi i këtyre mjediseve të reja.
Zyra Inovative Bulqizë do të vijojë të jetë një qendër trajnimesh për të rinjtë tanë, jo vetëm me kurset aktuale dhe të tjerë të planifikuar nga stafi i Bashkisë, por edhe me disa trajnime specifike, për të cilat po diskutojmë me partnerë të ndryshëm kombëtar dhe ndërkombëtar.
Asistenca për Projektet e Sigurisë Njerëzore të Ambasadës Japoneze në Shqipëri
Bashkia Bulqizë firmos kontratën e projektit të titulluar “Zhvillimi i një skeme të qëndrueshme të mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes së pyjeve”.
Projekti i cili do të ndiqet nga Zyra e Integrimit Evropian në Bashkinë Bulqizë, është pjesë e programit “Asistenca për Projektet e Sigurisë Njerëzore” të Ambasadës Japoneze në Shqipëri.
Varësisht kushteve pandemike, takimi u zhvillua online dhe në të morën pjesë Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z.Takada Mitsuyuki, Kryetari i Bashkisë z. Lefter Alla, si edhe funksionarë të tjerë nga sektori ekonomik i ambasadës dhe sektorët e integrimit evropian dhe zjarrfikësve në Bashkinë Bulqizë.
Në fjalën e tij Ambasadori Takada theksoi ndihmën që shteti i Japonisë ka dhënë për bashkitë dhe për shtetin shqiptar në kuadër të projekteve për shkollat, sigurinë njerëzore dhe sektorin e shëndetësisë. Nga ana tjetër, Kryetari i bashkisë Bulqizë z.Alla shprehu mirënjohjen e tij dhe rëndësinë që ky projekt do ketë në mbrojtjen e pyjeve dhe mbrojtjen njerëzore për Bulqizën përgjatë viteve.