Qendra Shëndetësore në Peladhi, NjA Zerqan, pritet që të mbarojë së shpejti falë bashkëpunimit të shkëlqyer midis Bashkisë Bulqizë dhe Projektit HAP të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Banorët e Peladhisë, do të kenë një qendër shëndetësore brenda të gjitha standardeve me një shërbim të denjë për ta.
Kjo është qendra e katërt shëndetësore që është rikonstruktuar tërësisht, pas punës së kryer në Gjuras, Çerenec i Poshtëm dhe Gjoricë.
Ndërkohë, vitin e ardhshëm janë parashikuar për rikonstruksion edhe rreth 10 qendra shëndetësore në mbarë Bulqizën.