Duke i dhënë vëmendjen e merituar çështjeve kyçe të sigurisë, u zhvillua sot mbledhja e rradhës e Këshillit për Sigurinë Publike në Bashkinë Bulqizë.
Sipas një rendi të paracaktuar, u analizuan me kujdes disa çështje të rëndësishme, si dhe u vendosën objektiva të qarta për adresimin e tyre në sinergji edhe me institucione të tjera vendore. 🤝 Këto objektiva do të konkretizohen në iniciativa, që synojnë të ushtrojnë kontroll mbi territorin e bashkisë, të mbrojnë mjedisin, dhe të garantojnë zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik, veçanërisht përmes mbështetjes të sektorit bujqësor.
🌲❌🛢️🪓 Prerja e paligjshme e pyjeve ishte një problematikë e cila u trajtua me vëmendje të veçantë, duke kuptuar ndikimin e saj në mjedis. Gjithashtu, u diskutua situata me zjarret duke u fokusuar në arritjet pozitive të strukturave të emergjencave, të cilat kanë bërë të mundur menaxhimin efikas të rasteve të konstatuara.
✋️ Gjatë këtij takimi, u shqyrtuan problematikat dhe sfidat lidhur me veprimtarinë e paligjshme të kultivimit të lëndëve narkotike. Po ashtu, trajtuam çështjet e sistemit të ujitjes, veçanërisht në ato Njësi Administrative që kanë më shumë nevojë. 💧
💼 Nga institucionet vendore, u kërkua që gjatë muajit gusht, të përqëndrojnë energjitë në përgatitjen e institucioneve arsimore për vitin e ri shkollor. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm dhe të sigurtë për mësuesit, nxënësit dhe stafin mbështetës duhet realizuar me çdo kusht, në kohë dhe me cilësi. 🏫📚
AlbaniaUSA