“Vjeshtë në Martanesh” 🍂 është kthyer në një traditë të përvitshme për bashkinë Bulqizë , që mbledh së bashku komunitetin , përfaqësuesit e institucioneve , figura të shquara , për të kaluar një ditë festive në natyrë, duke shijuar gatimin tradicional, këngët, vallet dhe shumë aktivitete të tjera tipike të zonës .
Ky event kaq i bukur njëkohësisht u nderua nga prania e mjekut të njohur, Prof. Mustafa Xhani 👨‍⚕️, një duar-arti që ende i shërben të gjithë shqiptarëve 🇦🇱, djali i Baba Fajës dhe ish-komandantit të Çetës Partizane të Martaneshit, i cili është shpallur “Qytetar Nderi” në Bulqizë. Të pranishëm gjithashtu në aktivitet ishin Ardian Fullani, djali i komisarit “Jani Fullani”, emrin e të cilit e mban shkolla e Martaneshit 🏫,si dhe kryebashkiakja Znj.Festime Mjeshtri.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj.Mjeshtri shprehu kënaqësinë e të qenit pjesë e këtij aktiviteti, në krah të personaliteteve të shquara, që i japin vlerë qytetit, vendit, e duke qenë frymëzim për ne sot dhe për brezat e ardhshëm nesër .
Po ashtu, Znj.Mjeshtri theksoi investimet që kanë nisur në këtë zonë , duke filluar nga përmirësimi i infrastrukturës dhe vazhduar në të gjitha sektorët e tjerë 📈.
AlbaniaUSA