Sektori i Emergjencave Civile në bashkinë Bulqizë e kryen funksionin e saj mbështetur dhe bazuar ne ligjin Nr.45/2019 “ Për Mbrojtjen Civile”, ku ka si qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzëve,të gjësë së gjallë ,të pronës ,të trashigimisë kulturore e mjedisit,nëpërmjet forcimit të sistemit të mbrojtjes civile. Gjithashtu mbështetet edhe në VKM-të Nr.329,datë 16.05.2012 “ Për kriteret e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” dhe VKM-së Nr.414 ,datë 08.07.2021 “ Për Miratimin e proçedurave dhe kritereve të ndarjes dhe përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile” si dhe në aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi për Emergjencat Civile.
Plani i zvogëlimit të riskut dhe paralajmërimit ndaj fatkeqësive.
- Në zbatim të VKM-së nr.168 datë 24.03.2023 për miratimin e vlerësimit të riskut për fatkeqësitë në nivel qendror në muajin Maj, Bashkia Bulqizë filloi punën për përgatitjen e dokumentit të vlerësimit të riskut konkretisht:
- U bë ngritja e komisionit ,u hartua programi i punës metodologjia dhe udhëzimet për grupet e punës për realizimin e detyrës .U organizua bashkpunimi ndërmjet strukturave përkatëse në bashki.
- Për realizimin e këtij projekti nëpërmjet grupeve të punës u bë identifikimi i llojit të rrezikut nga përmbytjet ,rrëshqitjet e tokës ,zjarret në pyje e kullota , rreziku sizmik si dhe rreziku epidemoologjik.
- U bë e mundur identifikimi i shtresave në nevojë , grupeve vulnerable dhe cenueshmëria e tyre.Po kështu u bë kordinimi për vlerësimin e pasojave të mundshme për jetën njerëzore ,gjënë e gjallë ,pronës dhe rreziqet që vijnë nga këto fatkeqësi.
- Pas grumbullimit të informacionit u zhvilluan takime dhe biseda për prodhimin e një dokumenti përfundimtar ku morën pjesë strukturat e bashkisë dhe specialist të fushave të ndryshme.
- Pas takimit të zhvillimit në Prefekturë me specialisët e AKMC-së u `bë e mundur shtyrja e miratimit të këtij projekti dhe përshtatja me udhëzimet e dhëna.
- Aktualisht kemi të përfunduar një dokument për vlerësimin e riskut të Bashkisë Bulqizë dhe së shpejti do të kemi proçedurat ligjore për miratimine tij. Bazuar në këto dokument Bashkia Bulqizë ka vazhduar punën për dokumentin e zvogëlimit të rriskut nga fatkeqësitë ku jemi bazuar në menaxhimin e risqeve egzistuese dhe parandalimin e risqeve të reja si dhe forcimin e kapaciteteve të përgjigjes.
- Kemi identifikuar të gjitha pikat e rrezikut nga fatkeqësi të ndryshme duke vlerësuar at më të rëndësishme dhe hartimine një plani veprimi për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë për periudhën 2023-2027.
- Po kështu është bërë rifreskimi i pikave të kontaktit dhe skemave të lajmërimit me qëllim njoftimin e menjëhershëm për situate të mundshme.
- Është bërë rifreskimi i planeve të gadishmërisë të Sektorit të MZSH-së si plani i bashkpunimit me Bashkitë fqinje.
- Është bërë ndarja e detyrave ,forcave dhe mjeteve me qëllim përballimin e çdo situate të mundshme.
- Po planizohen dhe masa parandaluese sidomos në hapjen e rrugëve në pikat më të nxehta të mundshme për rënien e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve,pyjeve dhe kullotave.
Janë kryer konstatime në terren për marrjen e masave për parandalimin ,ndërhyrje ,lehtësuese ,mbrojtëse dhe rehabilituese në zona ku cilësohen me rrezikshmëri të lartë për jetën e njeriut si dhe për veprimtarinë e tij ekonomike në:
- Në njësinë adm.Fushë –Bulqizë me objekt: “Ndërtim Muri Mbajtës në Fshatin Lepurakë ,Lagjja Balle”
- Në njësinë adm.Ostren me objekt : “Ndërtim Muri Mbajtës në rrugën Ostren I Madh-Ostren I Vogël ,pranë Fshatit Ostren I Madh
- Në njësinë adm. Shupenzë:“Ndërtim Muri Mbajtës në rrugën Ura e Serbinit-Shtushaj në fshatin Kovashicë”.
Gjithashtu jemi përgjigjur të gjitha kërkesave dhe ankesave të ardhura në Bashkinë Bulqizë duke i verifikuar në terren nëpërmjet grupeve të punës me urdhër të Titullarit të Bashkisë Bulqizë.
Mbështetur në VKM-në Nr.329,datë 16.05.2012 “ Për kriteret e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” janë dëmshpërblyer në masën 50% të gjithë të dëmtuarit nga fatkeqësi të ndryshme natyrore.
Tërmeti i datës 26 Nëntor 2019,janë dëmtuar dhe përgatitur dosjet për 38 familje,ku janë . dëmshpërblyer në 50% të totalit të dëmit.
Tërmeti i datës 29 Tetor 2021 janë dëmtuar dhe përgatitur dosjet për 98 familje ku janë dëmshpërblyer në 50% të totalit të dëmit.
Gjatë kësaj kohe kemi, trajtuar dhe raste për djegie shtëpie nga shkaqe natyrore dhe veprimtaria njerëzore si dhe nga rrëshqitja e tokës duke vepruar sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.