Drejtoria e Monitorimit të Pyjeve
- Sipërfaqja e përgjithshme dhe vjetore e pyjeve të shkatërruara.
Sipërfaqja e fondit pyjorë e dëmtur për vitin 2022 është 39 ha , ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e dëmtur ndër vite nga faktori njerëzorë dhe natyror është rreth 25100 ha fond pyjorë.
- Sipërfaqja e përgjithshme dhe vjetore e pyjeve të sëmurë.
Nga të dhënat e mara në terren nga specialistët e pyjeve si dhe matjet e bëra me sipërfaqe provë rezulton se pyje të infektuar ose të sëmurë janë rreth 305 ha pyje me pishe të zezë e cila është e infektuar me procesionaren e pishës në shkallën mbi mesatare.
- Fondi pyjorë.
Sipërfaqja totale e fondit pyjorë / kullosorë nën administrimin e Bashkisë Bulqizë është 43209.6 ha .
- Gjendja shëndetësore e pyjeve.
Me përjashtim të pyjeve të pishës së zezë e cila është e infektuar me procesinaren e pishës mbi mesatare sipërfaqja tjetër pyjore është në gjendje të mirë shëndetësore.
- Rritja vjetore në pyje sipas llojeve.
Rritja vjetore totale në pyje është rreth 17683.9 m3 .
Rritja vjetore e pyjeve të ahut është 12863.4 m3.
Rritja vjetore e pyjeve të dushkut është 4820.5 m3.
- Sasia vjetore e vjelë, shfrytëzuar, ndarë në lëndë punimi e dru zjarri.
Vulumi total vjetrorë i druve të zjarrit të shfrytëzuar nga ana e Bashkisë Bulqizë për qëllim ngrohje të popullatës dhe enteve publike është 5101 m3.
- Për biodiversitetin .
Në territorin e Bashkisë Bulqizë specie të rrezikuara, kërcënuara dhe zhdukura nuk ka.
- Për fondin kullosorë.
Fondi kullosorë në total që është Brenda fondit pyjorë dhe përdoren vetëm për kullotje verore dhe që është nën administrimin e Bashkisë Bulqizë është 6048.56 ha.
Përbërja floristike.
Përbërja floristike e fondit kullosorë është e shumëllojshme ku vlen të përmenden llojet si llojet e familjes graminore dhe leguminoze.
Gjendja shëndetësore e tyre.
E gjithë sipërfaqja kullosore ka një gjendje shëndetësore shumë të mirë.
Kapaciteti mbajtës.
Kapaciteti mbajtës i kullotës është 4032 kok për të imëtat, dhe 2016 kok për të trashat.