Njësia administrative Fushë Bulqizë
Kjo njësi shtrihet në lindje të qytetit të Bulqizës, ne një distancë rreth 10 km. Njihet si vendbanim që në mesjetë. Treva e Fushë Bulqizës është e banuar që në periudhën e Principatës së Arbërit. Për herë të parë gjendet e regjistruar si fshat në vitin 1838.
Fshatrat: Fushë Bulqizë, Dushaj, Dragua, Koçaj.
Popullsia e saj është 4090 banorë.