Drejtoria e Këshillimit për Grantet Bujqësore/Blegtorale dhe Shërbimet Veterinare mbështet veprimtarinë e saj e në ligjin 139/2019 “Për Vetqeverisjen Vendore”,Ligjin 9817 date 22.10.2007 “Për Bujqesinë dhe Zhvillimin Rural”. Ligjin Nr.105 /2016 “Për Mbrojtjen e bimëve”Ligjin Nr.10433 date 16.06.2011 “Për Inspektimin ne Repupliken e Shqipërisë”,Ligjin 9244 date 17.06.2004 “Për Mbrojtjen e tokës Bujqësore”, Ligjit 9902 dt.17.04.2008 “ i ndryshuar” “Për Mbrotjen e Konsumatorit”.ligjin 10465,date 29.01.2011 “Për shërbimin veterinar” “ i ndryshuar” si dhe në Rregulloren e brëndëshme të Bashkisë Bulqizë.
Prioritetet e Bujqesisë
1 . Rritja e aftësisë konkurruese dhe promovimit të prodhimit bujqësor vendas.
2 . Përmirësimi i infrastruktures se skemave ujitese
3 . Rritja e të ardhurave të fermereve dhe blektoreve si dhe aksesit për kreditim dhe keshillim ne lidhje me perfitimin e granteve te ndyshme
4 . Konsolidimin e magazinimit dhe tregjeve te shitjes me pakicë të produkteve bujqesore dhe blektorale.
5 . Tërheqja e investimeve direkte.
6 . Mbrojtjen dhe sigurinë ushqimore për konsumatorin.
Të dhëna të përgjithshme
Bujqësia është një nga veprimtaritë ekonomike më të rëndësishme me një potencial të lartë zhvillimi, duke përbërë burimin kryesor të të ardhurave dhe punësimit për rrethin tone.
-Siperfaqja e tokës bujqësore gjithsej është 8419 ha,
nga e cila, a)Në pronësi të fermereve 4192 ha, ose 49.8% e sip.
b)E pa privatizuar 4227 ha , ose 50.2%
Siperfaqe që punohet me mekanike bujqësore 4246 ha , ose 50.4%
Gjendja e ujitjes së tokes bujqësore rezulton : nga 8419 ha që është siperfaqja totale e tokës bujqësore, nën ujë është 5385 ha
Në funksion të ujitjes ekzistojne 42 kanale kryesore ujitës me gjatësi 213 km dhe 9 liqene dhe rezervuare
Struktura e mbjelljeve paraqitet si me poshtë:
Nga totali i tokës bujqësore prej 8419 ha,janë mbjellë drithera buke 1184.6 ha, perime 136.3 ha,patate 83.4 ha, fasule direkte 29.6 ha, foragjere te njoma 1791 ha, pemtore ne blloqe 266.2 ha,
Kulturat kryesore që mbillen në rrethin e Bulqizes janë: grurë 138.6 ha me rendiment mesatar 40 kv ha,misër 1028.8 ha me 60 kv per ha,faragjere të njoma
Pemtaria në rrethin e Bulqizës kultivohet në dy forma: Në formën e blloqeve dhe të shpendara.Në blloqe janë mbjellë 266 ha ose 145 879 rrënjë të llojeve mollë, kumbull, dardhë, rrush,qershi,arra, lajthi
Pemtoret në blloqe dhe pemët e shperndara jane 335.715 rrënje me rendiment mesatar 22.8 kg për rrënjë,hardhitë janë 143113 rrënjë me rendiment mesatar 20 kg për rrënjë.
Blegtoria
Në rrethin tonë janë gjithsej 4512 familje që mbarshtrojne blegtori:
-Të leshta 7227 krere,të dhirta 6425 krere,gjedhë 4275 krere,njethundrake 1373 krerë, shpendë 38930 krere, bletë 4983 koshere.
Shumica e blegtorisë mbarshtrohet me kokë të veçanta në familje por një pjese e saj janë të organizuara në tufa të cilat shërbejnë si baze për investimet që bëhen në këtë sektor, konkretisht si Bashki ekzistojne 30 tufa të imta (dele dhe dhi) me nga 50 deri ne 300 kokë,30 tufa gjedhë me 5-14 koke dhe 33 familje që mbarshtrojnë bletë me nga 52-150 koshere.
Shërbimi këshillimor është i pranishëm në komunitetin e fermerëve me forma të ndryshme komunikimi dhe me një sërë aktivitetesh të programuara si: demonstrime, takime individuale dhe takime në grup, vizita, trajnime, panaire, seminare, workshope, fletëpalosje, aktivitete për zhvillimin e shoqatave të fermerëve,. Veprimtari e rëndësishme e shërbimit këshillimor është edhe nxitja e organizimit të fermerëve
Në skemat mbështetëse kombëtare, ky shërbim informon komunitetin e fermerëve për këto skema, ndihmon në plotësimin e aplikimeve, hartimin e projekteve të zbatimit dhe gjatë procesit asiston në vazhdimësi fermerët që fitojnë grande.
Drejtor
Shahin Alliu
email: alliushahin@gmail.com
Tel: 068 292 7806