Festivali Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë.

 

Është zhvilluar në Lezhë “Festivali Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë”
Bulqiza u përfaqësua nga dy rapsodët Besnik Dema dhe Hajri Alimani, të cilët hapën edhe natën e parë të festivalit.
Festivali u organizua nën kujdesin e Bashkisë Lezhë midis datave 9-10 nëntor dhe pati një pjesëmarrje të gjerë nga shumë qytete shqiptare.
Ky festival është nga të rrallat veprimtari që i kushtohet tërësisht muzikës së bartësve dhe rapsodëve tanë që interpretojnë duke kënduar me lahutë, lahuri, çifteli apo shkarki. Takimi i parë i këtij aktiviteti kulturor u organizua në Lezhë në vitin 1995.

 

 

AlbaniaUSA