Njësia administrative Gjoricë
Njësia administrative Gjoricë shtrihet në pjesën verilindore të Bashkisë Bulqizë, në anën e majtë të rrjedhjes së lumit Drin i Zi. Në lindje kufizohet me Maqedonine e Veriut, në perendim me njësinë administrative Shupenzë, në veri me njësinë administrative Maqëllarë dhe në jug me njësinë administrative Ostren.
Ndodhet në lartësinë 600 m mbi nivelin e detit dhe rreth 60 % e territorit është fushë.
Fshatrat: Gjoricë e Poshtme, Gjoricë e Sipërme, Çerenec i Sipërm, Çerenec i Poshtëm, Viçisht, Lubalesh.
Popullsia e saj është 5404 banorë.