SHKOLLA

 

  • Shkolla është një qendër shërbimi edukativ dhe shoqëror, që mundëson  së bashku me familjen  rritjen  dhe edukimin e fëmijëve.
  • Shkolla është një ambient i një jete me ndërlidhje të shumta midis nxënesve të shkollës e bazuar në respektin reciprok, në kujdesin për nxenesit dhe mirëqenien e përditëshme.

Qëllimet shoqërore-edukative të shkolles janë:

 

  • Formimi i nxënesve nën një kujdes të veçantë për   zhvillimin  e aftësive (intelektit,ndjenjat e dashurisë për   shokun, lidhjet shoqërore etj.).
  • Kujdesi ndaj nxënësve për mirëqenien e tyre psiko-fizike.
  • Mbështetja për nxënesit duke respektuar të gjitha “veçantitë” shoqërore dhe kulturore.
    Në Bashkinë Bulqizë ndodhen 47 institucione arsimore nga këto janë: 2 Gjimnaze, 3 Shkolla të Mesme të Bashkuara, 12 shkolla 9-vjecare dhe 30 Cikel i Ulët.

Bashkia Bulqize po zbaton me rigorozitet objektivat në funksion te arsimit, që janë:

 

  • Rritja e efektivitetit të përdorimit të fondeve për arsimin, zhvillimi dhe shfrytëzimi cilesor i infrastruktures së insiducioneve arsimore në Bashkinë Bulqizë.
  • Rritja e cilësise së jetës kulturore e sportive.
  • Zhvillimi i talenteve të reja në fushën e artit dhe kulturës si dhe pasurimi dhe gjallërimi e jetës kulturore e artistike.
  • Promovimi i nxënësve të dalluar përms aktiviteteve kulturore dhe argëtuese.
  • Përfshirja e të rinjve në aktivitete rinore me tematika të ndryshme.
  • Rritja e cilësisë së mësimdhënies për arsimin, nëpërmjet ngritjes/reabilitimit të infrastrukturës    arsimore, rishperndarja më optimale e numrit te nxenesve ne shkolla.
AlbaniaUSA