Njësia administrative Ostren

Njësia administrative Ostren shtrihet në Jug – Lindje të Bashkisë Bulqizë dhe ka një sipërfaqe prej 9874 Ha, me një terren kryesisht malor. Nga lindja kufizohet me Maqedoninë e Veriut,  jug – lindja  me Njësinë Administrative Trebisht, nga jugu dhe jug – perendimi me njësinë administrative Steblevë, nga perendimi me njësinë administrative Zerqan dhe nga veriu me njësinë administrative Gjoricë.

Ostreni është pjesa më e madhe e krahinës së Gollobordës, krahinë që është shumë e njohur në rajonin e Dibrës për karakteristikat e saj kulturore, gjuhësore, etnografike, historike etj.

Toponomia e Gollobordës (Golo Brdo), vjen nga maqedonishtja që do të thotë “Koder e zhveshur” pamje e cila të bie në sy menjëherë sapo shkel në këtë zonë. Ajo ka qenë e banuar që në kohërat e lashta antike iliro – romake, të cilat e tregojnë dhe rrënojat arkeologjike të qytetërimeve antike dhe sidomos në periudhën e mesjetës, ku ka pasur një popullsi të madhe.

 

Fshatrat: Ostren i Madh, Ostren i Vogël, Radovesh, Lejçan, Orzhanovë, Tërbaç, Pasinkë, Lladomeric, Tuçep, Okshtun i Madh, Okshtun i Vogël, Oreshnje, Kojavec.

Popullsia e saj është 3443 banorë.

AlbaniaUSA