BAZA LIGJORE
- LIGJI Nr. 9780 datë 16.07.2007 “PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”
- VKM Nr. 894 datë 04.11.2015 “PËR UNIFIKIMIN E PROCEDURAVE TË KONTROLLIT TË TERRITORIT NGA INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË TERRITORIT DHE AI I NJËSISË VENDORE”
- LIGJI Nr. 107/2014 “PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITO-RIT”
MISIONI:
Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ka si mision:
-Të mbajë nën kontroll territorin urban të Bashkisë, në funksion të zbatimit të planit rregullues të qytetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
-Të ndërhyjë në të gjitha rastet kur vëren shkelje të ligjit për urbansitikën dhe të ndalojë e më pas të vendosë për prishjen e çdo ndërtimi pa leje dhe në kundërshtim me planin e përgjithshëm rregullues të qytetit.
Kryeinspektori
- Të organizojë dhe drejtojë të gjithë veprimtarinë e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkin dhe njësitë administrative, për të cilën raporton tek Drejtori i Policisë, Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit.
- Nënshkruan aktet që dalin nga IVMT dhe kërkon nga vartësit ndjekjen për zbatimin e tyre;
- Ndjek zbatimin e detyrave që dalin nga aktet ligjore dhe nënligjore në vep-rimtarinë e IVMT-së;
- Shqyrton dhe merr vendime për shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit;
- Vendos masa administrative në ngarkim të subjekteve që shkelin ligjshmë-rinë në fushën e ndërtimit, siç parashikohet në aktet ligjore në fuqi
- Vendos pezullimin e punimeve në ndërtim në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimit ligjor.
- Përgatit kallëzim penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi;
- Vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm;
- Në zbatim të detyrimeve ligjore kërkon zyrtarisht mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, për zbatimin e vendimeve për prishje të objekteve të kundraligjshme;
- Jep informacion në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij inspektoriati
- Kërkon për verifikim nga arkivi i Drejtorisë së Planifikimit Territorit dokumentacionin mbi subjektet e ndërtimit që janë në procedura verifikimi për shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit.
Inspektori
Është nëpunës, me varësi direkte nga Kryeinspektori i dhe ka këto detyra:
- Ushtron funksionet ligjore brenda kufijve territorialë të Bashkisë
- Ushtron kontroll në gjithë territorin e Bashkisë, veçanërisht tek subjektet e ndër-timit, sipas planit të miratuar më parë nga Kryeinspektori, sipas kësaj procedure:
- I paraqet subjektit njoftimin për kontroll, nënshkruar nga Kryeinspektori;
- Mbas shtatë ditësh nga data e kontrollit mban aktin e kontrollit për problemati-kat e konstatuara në subjekt, në të cilin përcaktohet afati 10 ditë për realizimin e detyrave të lëna
- Në rast të mosrealizimit të detyrimeve ligjore të lëna në akt-kontroll, subjekti mban përgjegjësi, ndërsa inspektori plotëson aktin e konstatimit.
- Merr pjesë në ekzekutimin e gjithë vendimeve për prishje të objekteve të paligj-shme brenda territorit të Bashkisë
- Pasqyron veprimtarinë e punës në procesverbalin e konstatimit, të cilin ia dorë-zon kryeinspektorit
- Vlerëson konfliktet sociale gjatë ndërtimit, ankesa këto të ardhura me shkrim nga subjekte fizike apo juridike (private e shtetërore) dhe jep mendime për mëny-rën e zgjidhjes ligjore;
- Ndjek dhe zbaton urdhërat dhe detyrat e dhëna nga Kryeinspektori gjatë ushtri-mit të kontrolleve
- Dokumenton punën e bërë në ushtrimin e detyrës me aktet proceduriale të mira-tuara.
- Administron sipas ligjit “Mbi arkivat” dokumentacionin e depozituar nga sub-jektet fizike e juridike pranë IVMT-së dhe pasi nënshkruhet nga Kryeinspektori i bëhet e ditur subjektit përkatës
- Arkivon (në arkivin e Bashkisë) dokumentacionin që rezulton nga puna në terren apo zyra e inspektorëve (procesverbal, relacion), brenda afateve të përcaktuara në ligj
- Arkivon dokumentacionin që administrohet në rast ndërhyrjeje për prishje të objekteve të paligjshme