Njësia administrative Shupenzë

Njësia administrative Shupenzë shtrihet në veri të Bashkisë Bulqizë dhe ka një sipërfaqe prej 10417 ha me një terren kodrinor – malor. Në lindje kufizohet me njësinë administrative Gjoricë dhe atë të Maqëllarës, në jug dhe jugperendim kufizohet me njësinë administrative Zerqan, në veri me njësinë administrative Luzni. Ajo laget nga lumi Drin i Zi dhe Zalli i Strikçanit.

Shupenza është nga trevat më të rëndësishme të krahinës së Dibrës. Ajo ka qenë e njohur si një nga 9 malet e Dibrës, “Gryka e Vogël”.  Rrënojat dhe burimet  arkeologjike tregojnë për një banim të hershëm të zonës, në kohën Ilire dhe më vonë si një krahinë strategjike nëpër të cilën kalon rrugët kryesore në mesjetë. Pozita gjeografike strategjike dhe karakteri i banorëve të saj ka bërë që në Shupenzë të mbahen kuvende patriotike dhe të zhvillohen disa beteja të rëndësishme kundër Turqëve dhe Sllavëve.

Zona e Shupenzës shquhet dhe për një traditë të pasur etno – kulturore, që pasqyrohet dhe sot e kësaj dite ne kostrumografinë, festat, zakonet, doket dhe gjuhën.

Fshatrat: Shupenzë, Vlashaj, Boçevë, Homesh, Okshatinë, Topojan, Kovashicë, Shtushaj, Zogjaj, Bllacë, Gjuras.

Popullsia e saj është 6936 banorë.

AlbaniaUSA