Detyra funksionale të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit

  • Studion dhe zbaton strategjitë e politikës në fushën e planifikimit dhe zhvillimit territorial, brenda juridiksionit të Bashkisë dhe i paraqet për shqyrtim te autoriteti i planifikimit.
  • Organizon dhe drejton punën studimore për projektin e planit të përgjithshëm rregullues, të master planeve të zhvillimit territorial, të studimeve të pjesshme urbanistike dhe ia paraqet për shqyrtim autoritetit të planifikimit.
  • Harton ose porosit planin e përgjithshëm rregullues, rregulloret e urbanistikës, masterplanet, studimet pjesore dhe ia paraqet per miratim autoritetit të planifikimit.
  • Mban lidhje sistematike me K.K.T-në dhe A.K.P.T-në.
  • Bashkërendon punën me Zyrën e Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit në Qark.
  • Shqyrton kërkesat për leje dhe sheshe ndërtimi të çdo objekti, si dhe dokumentacionin përkatës dhe i paraqet ato në Këshillin Bashkiak dhe pranë autoritetit të planifikimit.
  • Njofton, brenda pesë ditëve, organet e Inspektoriatit të Ndërtimit Urbanistik Vendor, për marrjen e masave përkatëse, kur vëren shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, si: KTP, KTZ dhe shkelje të rregullave të sigurimit teknik.
  • Mban lidhje dhe rakordon me Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe me institucionet e kthimit dhe kompensimit të pronave.
  • Përgatit materialet për në K.K.T, në përputhje me rregulloren përkatëse të saj dhe me udhëzimet e tjera specifike.
  • Harton projekt-vendime për Këshillin Bashkiak, në lidhje me veprimtarinë që mbulon drejtoria dhe mbi këtë bazë, informon periodikisht Kryetarin e Bashkisë.
  • Shqyrton gjithë dokumentacionin e kërkesave që bëhen për kryerje punimesh etj., dhe kur e gjen në përputhje me kërkesat ligjore, bën rregjistrimin në Rregjistër.
  • Shqyrton kërkesat për zbardhjen e Lejeve të Ndërtimit, zgjatjen e afatit të lejes së ndërtimit, si dhe zëvendësimin e subjektit ndërtues.
  • Ndjek me përgjegjësi ecurinë e kërkesave dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, nga faza e aprovimit të lejes së sheshit të ndërtimit, në miratimin e lejes së ndërtimit dhe deri në zbardhjen e saj.
  • Përgatit të dhëna statistikore lidhur me studimet pjesore urbanistike, sheshet e ndërtimit, si dhe lejet e miratuara në mbledhjet e KRRT-ve.
  • Realizon azhornimin e planimetrisë së qytetit dhe e arkivon atë në çdo fundviti.
  • Është përgjegjëse për gentplanet e azhornimit që përgatit, si dhe për trajtimin e dokumentacionit për privatizim.
  • Përgatit gentplane, duke azhornuar prona, me kërkesë të qytetarëve dhe subjekteve private për leje ndërtimi.
  • Përgatit gentplane për dhënie trualli ose objektesh me qira.
  • Llogarit dhe plotëson formularin e akt-vlerësimit të truallit për çdo qytetar, pas miratimit në KRRT dhe në Këshillin Bashkiak.
  • Ruan integritetin e dokumenteve, duke trajtuar, përzgjedhur dhe mirëmbajtur arkivin, në kontekstin historik, juridik e administrativ.
  • Shqyrton ankesa me shkrim dhe me gojë nga qytetarët, verifikon situatën në vend, mban akt-kontrollet dhe, kur konstaton shkelje të kondicioneve urbane, përpilon shkresën për qytetarët, subjektet ndërtuese kundërvajtëse, si dhe I.N.U.V.
  • Trajton konflikte të ndryshme në lidhje me ndërtime në proces.
  • Kontrollon lejet e ndërtimit në përdorimin sipas destinacionit të ndërtimeve përkatëse.
  • Përgatit dhe kontrollon gjithë dokumentacionin teknik për dhënien e lejes së përdorimit për objektet e përfunduara, në përputhje me lejen e ndërtimit të miratuar dhe dorëzon kopjen përfundimtare në zyrën e arkivit të kadastrës urbane.
  • Mban arkivin e infrastrukturës inxhinjerike të qytetit (rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, rrjetin e lidhjes telefonike etj).
  • Bën azhornimin e rrjetit të infrastrukturës inxhinjerike, duke pasqyruar të gjitha ndryshimet që sjell dinamika e ndërtimeve.
  • Për çdo shesh ndërtimi, përpara se ai të miratohet, përcakton pikat e lidhjes së rrjetit inxhinjerik të objektit që do të ndertohet, me rrjetin inxhinjerik ekzistues.
AlbaniaUSA