Fokusi i njoftimit publik : Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe vendore .
Në zbatim të ligjit 86/2025 datë 11.12.2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, Bashkia Bulqizë njofton subjektet debitore se :
1-Ligji 86/2025 ,parashikon masa për faljen,shuarjen ose pagesën e detyrimeve tatimore sipas kushteve,afateve dhe kategorive të përcaktuara shprehimisht në të .
2-Përfitimi nga ky ligj zbatohet vetëm për detyrimet që përfshihen në objektin e tij, në përputhje me përcaktimet ligjore dhe aktet përkatëse zbatuese .
3-Tarifat bashkiake,si pagesa për shërbime vendore, trajtohen sipas natyrës së tyre juridike dhe legjislacionit përkatës .
Për çdo rast konkret, subjektet apo individët që pretendojnë përfitim nga Ligji 86/2025, ftohen pranë zyrës së Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkinë Bulqizë për verifikimin e detyrimeve dhe sqarimin e kushteve ligjore.
