Hapen së shpejti aplikimet për Skemën Kombëtare të subvencioneve në Bujqësi 2025

#SkemaKombëtare2025 🤝🌱

Hapen së shpejti aplikimet për Skemën Kombëtare të subvencioneve në Bujqësi 2025 e cila ofron mbështetje përmes 8 masave:

🔹 Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të gjedhëve
🔹 Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të të imtave
🔹 Mbarështim i bletarisë
🔹 Mbështetje për fara, fidanë dhe inpute të tjera
🔹 Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike
🔹 Mbështetje për ferma organike
🔹 Mbështetje për certifikimin Global GAP
🔹 Mbështetje për naftë për punimet e mekanizuara në ferma

Aplikimet do të kryhen online, përmes portalit e-Albania, i hapur nga data 14 prill deri më 30 maj.

Të gjitha kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim i gjeni në faqen zyrtare të AZHBR: www.azhbr.gov.al si dhe pranë çdo Njësie Administrative.

#SkemaKombëtare2025

Bashkia Bulqizë hap aplikimet për përfshirjen e familjeve në “Programin e Banesave me kosto të ulët”.

Njoftim!
Bashkia Bulqizë bazuar në Ligjin Nr.22/2018 “Për Strehimin Social” hap aplikimet për përfshirjen e familjeve në “Programin e Banesave me kosto të ulët”. Familjet aplikuese duhet të jenë rezidentë në territorin e Bashkisë Bulqizë, nuk duhet të kenë pronë (banesë) në trungun e tyre familjar si dhe këto familje të kenë aftësi paguese me të ardhura të qëndrushme dhe të sigurta mujore.
Referuar ligjit të mësipërm nenit 2 pika7, neni 11 pika 1 germa c,  neni 16, neni 44 ,neni 48 si dhe shkresës së Entit Kombëtar të banesave ku referuar pikës 2 të kësaj shkrese familjet aplikuese për banesat me kosto të ulët duhet të kenë aftësi paguese për të paguar programin e strehimit.
Aplikimet janë të hapura 🗓️11.12.2024-20.12.2024.
▶️Për çdo informacion shtesë , mund të paraqiteni pranë Drejtorisë së Shërbimit Social Bashkia Bulqizë.
AlbaniaUSA