#BashkiaEQytetarëve Një mbledhje e hapur u zhvillua sot së bashku me ekipin drejtues të Bashkisë Bulqizë
, për të analizuar punët e realizuara deri më tani dhe për të prezantuar prioritetet për vitet e ardhshme
. Në praninë e qytetarëve të interesuar që iu përgjigjën thirrjes publike për pjesëmarrje në këtë aktivitet 🙋♂🙋♀, të gjithë drejtuesit, në transparencë të plotë, prezantuan të dhëna dhe shifra konkrete sipas sektorëve
.



Ishte një dilemë e madhe nëse duhet ta realizonim këtë aktivitet tani, kur është bërë vetëm 1 vit punë
, apo më vonë kur rezultatet e punëve që kemi nisur të fillojnë të jenë të dukshme, pasi shumë pak projekte mund të finalizohen në kaq pak kohë
. Por, përveç detyrimit për të qenë përballë jush, ne kishim çfarë të tregonim
, duke nisur nga investimet madhore që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku
, si rruga e Krastës apo rruga Ura e Çerenecit – Librazhd që i shërben njësive Administrative Gjoricë, Ostren e Trebisht
, veshja e fasadave të pallateve me sistem kapot
, rehabilitimi i kanaleve vaditëse, deri tek menaxhimi me sukses i shërbimeve publike etj.






Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë dhe faleminderit që nuk kursyet komentet, sugjerimet, kritikat dhe fjalët e mira!