Bashkia Bulqizë njofton hapjen e aplikimeve për programin e strehimit social për vitin 2027, në mbështetje të familjeve dhe individëve që kanë nevojë për përmirësimin e kushteve të banimit.
📅 Afati i aplikimeve: 16 – 27 Nëntor 2026
✅Programi ku mund të aplikoni:
🔹 Programi i Përmirësimit të Kushteve të Banesave Ekzistuese.
📄 Dokumentacioni i nevojshëm, sipas programit përkatës:
– Kartë identiteti;
– Certifikatë familjare;
– Vërtetim të ardhurash për çdo anëtar mbi 18 vjeç;
– Vërtetim vendbanimi;
– Vërtetim pronësie;
– Formular vetëdeklarimi, që plotësohet pranë Drejtorisë së Shërbimit Social.
📍 Aplikimet kryhen pranë Bashkisë Bulqizë , duke dorëzuar kërkesën dhe dokumentacionin përkatës brenda afatit të përcaktuar.
🤝 Përmes këtij programi , Bashkia Bulqizë synon të mbështesë familjet në nevojë për kushte më të mira dhe më të sigurta banimi.
ℹ️ Për më shumë informacion, drejtohuni pranë Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë Bulqizë.
#BashkiaBulqizë
#StrehimiSocial2027

