Njoftim!
Bashkia Bulqizë bazuar në Ligjin Nr.22/2018 “Për Strehimin Social” hap aplikimet për përfshirjen e familjeve në “Programin e Banesave me kosto të ulët”. Familjet aplikuese duhet të jenë rezidentë në territorin e Bashkisë Bulqizë, nuk duhet të kenë pronë (banesë) në trungun e tyre familjar si dhe këto familje të kenë aftësi paguese me të ardhura të qëndrushme dhe të sigurta mujore.
Referuar ligjit të mësipërm nenit 2 pika7, neni 11 pika 1 germa c,  neni 16, neni 44 ,neni 48 si dhe shkresës së Entit Kombëtar të banesave ku referuar pikës 2 të kësaj shkrese familjet aplikuese për banesat me kosto të ulët duhet të kenë aftësi paguese për të paguar programin e strehimit.
Aplikimet janë të hapura 🗓️11.12.2024-20.12.2024.
▶️Për çdo informacion shtesë , mund të paraqiteni pranë Drejtorisë së Shërbimit Social Bashkia Bulqizë.
AlbaniaUSA