






Në Martanesh u pritëm nga gra e burra punëtorë, ku diskutuam për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe planet për këtë njësi, e cila ka filluar të shohë dritë vitet e fundit falë premtimeve të mbajtura për investime në infrastrukturë. Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët.
Vijojmë serinë e takimeve në të gjitha njësitë administrative për projekt-buxhetin 2025. Bashkë me komunitetin e Trebishtit, diskutuam rreth projekteve prioritare për vitin e ardhshëm, duke u ndalur veçanërisht në nevojat për infrastrukturë dhe mbështetje në bujqësi.
Në Ostren zhvilluam një tjetër takim të rëndësishëm në vijim të konsultimeve publike
. Banorët e pranishëm ndanë ide dhe propozime, ndërsa u theksua veçanërisht progresi i punimeve në rrugën që është në fazën e asfaltimit
.