FTESË PËR DËGJESË PUBLIKE

FTESË PËR DËGJESË PUBLIKE
Në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale 2026,Buxhetit të vitit 2026 dhe Projekt Buxhetin Afatmesëm,Bashkia Bulqizë do të zhvillojë dëgjesat publike në të gjitha Njësitë Administrative sipas kalendarit të mëposhtëm:
▶️ Lagjja e Re,Vajkal 1 🗓️16.10.2025,⏱️ 16:00,📍Qendër,Lagjja e Re .
▶️Lagjja Gjeologu&Minatori dhe Vajkal 2 🗓️17.10.2025,⏱️16:00,📍Kinemaja e qytetit.
▶️ Njësia Administrative Fushë-Bulqizë 🗓️20.10.2025,⏱️16:00,📍pranë Njësisë Administrative.
▶️Njësia Administrative Zerqan 🗓️20.10.2025,⏱️17:00,📍pranë Njësisë Administrative .
▶️Njësia Administrative Gjoricë 🗓️21.10.2025,⏱️16:00,📍pranë Njësisë Administrative.
▶️Njësia Administrative Shupenzë 🗓️22.10.2025,⏱️16:00,📍pranë Njësisë Administrative.
▶️Njësia Administrative Ostren 🗓️23.10.2025⏱️16:00,📍pranë Njësisë Administrative.
▶️Njësia Administrative Trebisht 🗓️23.10.2025,⏱️18:00,📍pranë Njësisë Administrative.
▶️Njësia Administrative Martanesh 🗓️24.10.2025,⏱️16:00📍pranë Njësisë Administrative.
Bashkia Bulqizë fton të marrin pjesë të gjithë të interesuarit duke perfshirë banorë nga të gjitha njësitë administrative, administratorët, kryetarët e fshatrave, përfaqësues të bizneseve të zonës,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, media etj.
Ju mirëpresim!

Konsultim Publik mbi “Planin Vendor Për Barazine Gjinore”

Të paktën 10 gra të Ostrenit që merren me punët e artizanatit do të mbështeten përmes një ndërhyrjeje të UN Women Albania 🤝, në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë, me qëllim që të aftësohen për ta kthyer këtë punë të trashëguar brez pas brezi në një mundësi të mirëfilltë biznesi, që gjeneron të ardhura të qëndrueshme 💪.
UN Women ka qenë një mbështetje e çmuar për Bashkinë Bulqizë në hartimin dhe kostimin e Planit Vendor për Barazinë Gjinore 📑 dhe tani po kalojmë nga plani në veprim konkret, atje ku gratë e zonave tona japin çdo ditë kontributin e tyre për veten, familjen dhe ekonominë lokale ❤️

AlbaniaUSA