Në Martanesh u pritëm nga gra e burra punëtorë, ku diskutuam për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe planet për këtë njësi, e cila ka filluar të shohë dritë vitet e fundit falë premtimeve të mbajtura për investime në infrastrukturë. Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët.