Të paktën 10 gra të Ostrenit që merren me punët e artizanatit do të mbështeten përmes një ndërhyrjeje të UN Women Albania 🤝, në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë, me qëllim që të aftësohen për ta kthyer këtë punë të trashëguar brez pas brezi në një mundësi të mirëfilltë biznesi, që gjeneron të ardhura të qëndrueshme 💪.
UN Women ka qenë një mbështetje e çmuar për Bashkinë Bulqizë në hartimin dhe kostimin e Planit Vendor për Barazinë Gjinore 📑 dhe tani po kalojmë nga plani në veprim konkret, atje ku gratë e zonave tona japin çdo ditë kontributin e tyre për veten, familjen dhe ekonominë lokale ❤️

AlbaniaUSA