#SkemaKombëtare2025 🤝🌱
Hapen së shpejti aplikimet për Skemën Kombëtare të subvencioneve në Bujqësi 2025 e cila ofron mbështetje përmes 8 masave:
🔹 Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të gjedhëve
🔹 Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të të imtave
🔹 Mbarështim i bletarisë
🔹 Mbështetje për fara, fidanë dhe inpute të tjera
🔹 Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike
🔹 Mbështetje për ferma organike
🔹 Mbështetje për certifikimin Global GAP
🔹 Mbështetje për naftë për punimet e mekanizuara në ferma
Aplikimet do të kryhen online, përmes portalit e-Albania, i hapur nga data 14 prill deri më 30 maj.
Të gjitha kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim i gjeni në faqen zyrtare të AZHBR: www.azhbr.gov.al si dhe pranë çdo Njësie Administrative.
#SkemaKombëtare2025