Shërbimet sociale kanë si objekt të punës së tyre shtresat në nevojë.
Në këtë fashë të popullsisë futen:
- Familje për ndihmë ekonomike si familje në nevojë
- Persona me aftësi të kufizuar (para-tetraplegjikë, PAK,të verbër, invalidë pune)
- Fëmijët në përgjithësi dhe veçanërisht ata që vijnë nga familje me probleme social ekonomike
- Persona me probleme të dhunës në famile , kryesisht gra
- Mosha e tretë
-
Familjet në nevojë trajtohen nga tre skema
NE ( ndihmë ekonomike) nga Buxheti. Përfitues të kësaj skeme janë familje pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, viktima të dhunës në familje,viktima të trafikimit, persona me Status jetimi, familje me fëmijë të lindur trinjakë ose katërnjakë, fëmijë në kujdestari alternative sipas ligjit 57/2019” për asistencën sociale ne republikën e Shqipërisë” dhe VKM 597 datë 4.09.2019
NE nga fondi 6% i bllokskemës së NE. Përfitues të kësaj skeme janë aplikantët të cilët nuk përfitojnë në sistem për shkak të pikëve të pamjaftueshme dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara me Vendim të Këshillit Bashkiak.
NE nga të ardhurat e Bashkisë. Përfitues të kësaj skeme janë familje me kushte të veçanta social-ekonomike dhe kriteret për përfituesit e kësaj skeme janë gjithashtu të përcaktuara me Vendim te Këshillit Bashkiak.
-
Persona PAK( Të paafte, Paraplegjike dhe të verbër, invalidë pune)
Trajton personat të cilët me vendim te KMCAP( Komisioni i përcaktimit të aftësisë për punë) vlerësohen të paaftë për të punuar dhe marrin pagesë paaftësie sipas ligjit 57/2019 dhe VKM 182 dt 26. 02.2020.
Trajton personat me statusin e të verbërit sipas Ligjit nr 8098 datë 28/03/1996 dhe VKM Nr 277 date 18/06/1997” për përfitimet nga statusit të të verbërit
Trajton persona invalidë pune me vertetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqëror
- Përsa i përket fëmijëve dhe viktimave të dhunës në familje për këto grupe përveç adminitratorëve shoqërorë kujdesen në mënyrë të drejtpërdrejtë Njësia e referimit dhe vlerësimit të nevojave dhe Punonjesi për mbrojtjen e fëmijëve.