Për të përfituar NE (ndihmë ekonomike)
Kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten, duhet të paraqiten pranë Zyrës së Ndihmës Ekonomike me kartat e identitetit, për të kryer aplikimin nga data 1-10 e çdo muaji. Për të përfituar ndihmë ekonomike, familja duhet të ketë të ardhura të pamjaftue-shme dhe duhet të ketë kërkuar më parë burime të ardhurash, nëpërmjet punësimit.
Familjet përfituese përcaktohen nga sistemi i menaxhimit të ndihmës ekonomike dhe trajtohen me Vendim të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Vlorë.
Sipas rastit, familjet në nevojë duhet të paraqesin pranë Zyrës dokumentat e mëposhtme:
- Çertifikatën e marrjes së tokës bujqësore në pronësi, për aplikantët që deklarojnë se kanë në pronësi tokë bujqësore
- Vertetim nga Gjykata, per procesin e divorcit, për familjet që janë në proces ndarjeje
- Vërtetim nga institucioni përgjegjës, për personat që janë në vuajtje dënimi
- Vërtetim për personat mbi 18 vjeç, që ndjekin arsimin e mesëm ose të lartë
- Vërtetim shkolle për fëmijët 6-16 vjeç, që ndjekin arsimin e detyrueshëm
- Vërtetim ose raport kujdestari, për personat kujdestarë të personave PAK
Viktimat e dhunës në familje
- Urdhërin e mbrojtjes nga Gjykata
- Fotokopje të kartes së idenditetit
Fëmijë me status jetimi
- Kopja e noterizuar e librezës së statusit të jetimit
- Fotokopje e kartës së identitetit
Familjet kujdestare
- a) certifikatën personale të fëmijës me fotografi; b) 4 fotografi të fëmijës; c) çertifikatën familjare të fëmijës; ç) raportin mjeko-ligjor për gjendjen shëndetsore dhe mendore të fëmijës; d) kopjen e fletores së fëmijës për vaksinimet e kryera dh) dëftesën shkollore për fëmijën, nëse fëmija frekuenton një të tillë e) vërtetimin nga institucioni i përkujdesjes shoqë-rore, nëse fëmija është vendosur në një të tillë.
- a) Përbërjen familjare aktuale nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC) i vitit 2010; b) Vërtetimin e gjendjes gjyqsore për anëtarët e familjes mbi 18 vjeç; c) Vërtetim për të ardhurat e familjes; ç) Vërtetimin e gjykatës d) Raport mjeko-ligjor per prinderit kujdestare,
Peër familjet përfituese është detyrim ligjor që anëtarët madhorë të paraqiten çdo tre muaj për deklarimin tremujor.
Nëqoftëse kanë ndryshime nga deklarimi fillestar në përberjen familjare (punësim, të ardhura, banesë, gjendjen shëndetsore, etj.) duhet të paraqiten në çdo moment, për të bërë ndryshim të deklarimit.
Në të kundërt, familja penalizohet, duke u larguar për 6 muaj nga skema e ndihmës ekonomike ose një vit, kur kanë refuzuar punësimin, kanë bërë dy herë rresht deklarim të rremë.
Për të përfituar pagesë si person PAK për herë të parë, aplikantët duhet të paraqesin dokumetat e mëposhtme:
- Fletë drejtimi për në KMCAP (Komisioni Mjekësor i përcaktimit të aftësisë për punë), e shoqëruar me referimin elektronik
- Dokumenta mjeksore shoqëruese sipas diagnozës së përshkruar në Fletën e Drejtimit (fletëdalje, analiza, skaner, grafi etj)
- Fotokopje të kartës së identitetit
- Vërtetim ose Vendim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që personi nuk përfiton pension invaliditeti, për shkak të nenit 35 të ligjit
- Kërkesë
- Dy fotografi per dokument
Personat që rikomisionohen
- Referimi elektronik i mjekut te familjes
- Epikrizë përcjellëse për në KMCAP (Komisioni Mjekësor i përcaktimit të aftësisë për punë)
- Dokumenta mjeksore shoqëruese sipas diagnozës së përshkruar në Epikrizë
- Fotografi për dokument
Për të përfituar shtesë page si invalid pune
- Kerkesë
- Fotokopje të kartës së identitetit
- Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore për kategorinë e sëmundjes
Për të përfituar statusin e para-tetraplegjisë për herë të parë, aplikantët duhet të paraqesin dokumetat e mëposhtme:
- Fletë drejtimi për në KMCAP (Komisioni Mjekësor i përcaktimit të aftësisë për punë), e shoqëruar me referimin elektronik
- Dokumenta mjeksore shoqëruese, sipas diagnozës së përshkruar në Fletën e Drejtimit (fletëdalje, analiza, skaner, etj)
- Fotokopje të kartës së idenditetit;
- Kërkesë
- Dy fotografi per dokument
Personat që rikomisionohen
- Referimi elektronik i mjekut të familjes
- Epikrizë përcjellëse për në KMCAP (Komisioni Mjeksor i përcaktimit të aftësisë për punë)
- Dokumenta mjeksore shoqëruese, sipas diagnozës së përshkruar në Epikrizë
Për të përfituar statusin e verbërisë për herë të parë, aplikantët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
- Fletë drejtimi për në KMPV (Komisioni Mjeksor i Përcaktimit të Verberisë), e shoqëruar me referimin elektronik
- Dokumenta mjeksore shoqëruese sipas diagnozës së përshkruar në Fletën e Drejtimit
- Fotokopje të kartës së identitetit
- Kërkesë
- Dy fotografi per dokument
Personat që rikomisionohen
- Referimi elektronik i mjekut te familjes
- Epikrizë përcjellëse për në KMPV (Komisioni Mjeksor i përcaktimit të verbërisë)
- Dokumenta mjeksore shoqëruese, sipas diagnozës së përshkruar në Epikrizë
Kujdestarët, për të marrë pagesën, paraqesin këto dokumenta:
- Fotokopje e kartës së identitetit
- Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje (çdo vit)
- Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort t’i kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij
Për t’u sistemuar në Qendër Rezidenciale për të Moshuar, aplikanti duhet të paraqesë:
- Kërkesë
- Fotokopje të kartes së identitetit
- Raport mjeko-ligjor, që përcakton gjendjen shëndetsore të personit
- Vertetim nga Sigurimet Shoqërore për përfitimin dhe masën e përfitimit të pensionit të pleqërisë, apo ndonjë lloj tjetër pensioni
- Vendimin e komisionit përgjegjës të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, që përcakton aftësinë e kufizuar për personin PAK
- Verifikimin nga sistemi bankar të burimeve financiare të individit, i marrë me autorizimin përkatës të individit
Për t’u sistemuar në Qendrën Ditore Polivalente për të Moshuar, aplikanti duhet të paraqesë:
- Kërkesë
- Fotokopje të kartes se identitetit
- Raport mjeko-ligjor, që është i aftë për jetë kolektive
- Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore, për përfitimin dhe masën e përfitimit të pensionit të pleqërisë, apo ndonjë lloj tjetër pensioni
Për trajtim në Qendrën e Zhvillimit, duhen këto dokumenta:
- Kërkesë
- Vendimin e komisionit përgjegjës të vlerësimit të aftësisë së kufizuar
- Referencën nga mjeku specialist
- Deklaratë me shkrim për dhënien e pëlqimit të prindit ose kujdestarit, për pranimin e personit në shërbimin ditor
Për strehim emergjent 72 orë, për viktimat e dhunës në familje, duhet:
- Urdhëri i menjëhershëm i mbrojtjes – për viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre
- Urdhëri i menjëhershëm i mbrojtjes ose procesverbali i policisë – për fëmijë pa kujdes prindëror ose të dhunuar, të shfrytëzuar, të abuzuar, fëmijë me aftësi të kufizuara