10 Tetori do të bëhet pjesë e përhershme e kalendarit të aktiviteteve të Bashkisë Bulqizë!
Çdo vit, në këtë datë, bashkë me shkrimtarë, intelektualë, dashamirës të librit, nxënës dhe qytetarë, do të organizojmë një sërë aktivitetesh të dedikuara letërsisë, librit dhe lexuesit. Një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkrimtarëve të njohur dhe talenteve të rinj, të cilët përmes veprave të tyre sjellin zërin e Bulqizës në botën letrare, duke pasuruar më tej trashëgiminë artistike të zonës sonë. Në aktivitetin e sotëm, në prani të figurave të dashura si aktori Bujar Asqeriu, patëm kënaqësinë të dëgjonim prezantimin e botimeve të një sërë personalitetesh që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Bulqizë, duke i njohur dhe lidhur me brezat e rinj. Ky aktivitet, ideuar me shumë dashuri dhe përkushtim në bashkëpunim me drejtuesin e Lidhja Intelektualëve Dibranë, z. Shpetim Cami, më dha mundësinë të përcjell një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë: rikthehuni tek libri!
Në një kohë kur rrjetet sociale po marrin gjithnjë e më shumë kohë, është e rëndësishme të gjejmë një balancë, duke kufizuar përdorimin e tyre për të krijuar më shumë hapësirë për leximin