Sot shënuam hapjen e sezonit turistik në një aktivitet të organizuar në ambientet e tregut të ri të produkteve bujqësore 
. Falë investimeve të rëndësishme në infrastrukturë, Bulqiza ka njohur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve 
. Vetëm vitin e kaluar, pikat tona turistike u vizituan nga më shumë se 
mijë turistë vendas dhe të huaj 
. Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij sezoni, kam kërkuar gatishmërinë e të gjitha institucioneve vendore, duke qenë se turizmi konsiderohet si një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë lokale 
. Është e domosdoshme që të gjithë të bashkëpunojmë dhe të japim kontributin tonë për të promovuar bukuritë dhe pasuritë natyrore e kulturore të Bulqizës, në mënyrë që të vazhdojmë të tërheqim një numër sa më të madh vizitorësh 













Ndërkohë, në nisje të sezonit turistik ne kemi një ftesë për të gjithë: ‘Këtë verë mos e le pa ardh n’Bulqizë’ 
