Këshilli Vendor i Sigurisë Publike u mblodh sot për të diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Bulqizës.

Këshilli Vendor i Sigurisë Publike u mblodh sot për të diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Bulqizës. Në këtë mbledhje, u vunë në dukje disa problematika që kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje të menjëhershme ⚠️.
Fillimisht, u trajtuan problematikat e përgjithshme që po ndikojnë në sigurinë publike 🚨. Nga ana tjetër, virozat e stinës ishin një tjetër temë e rëndësishme 🦠, duke marrë në konsideratë ndikimin që kanë tek shëndeti i popullatës, sidomos në këtë periudhë të vitit 🌡️.
Një tjetër çështje me rëndësi ishte përgatitja e shkollave për sezonin e ri shkollor 📚🏫, një proces kyç për të siguruar që fëmijët tanë të kthehen në mjedise të përshtatshme.
Këshilli trajtoi gjithashtu çështjen e prerjeve të paligjshme dhe zjarrvënies 🌲🔥, duke theksuar rolin e grupit të pyjores në identifikimin dhe menaxhimin e vatrave të zjarrit 🚒. Ky është një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e dëmeve të mëdha ekologjike 🌍.
Një nga shqetësimet kryesore që u diskutua ishte dhuna në familje 👨‍👩‍👧‍👦🚫, një problem që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe të koordinuar për të mbrojtur viktimat dhe për të parandaluar raste të reja 🆘. Në fund, Këshilli u ndal tek çështjet që lidhen me mjedisin 🌳, duke theksuar nevojën për veprime konkrete për mbrojtjen dhe përmirësimin e tij ♻️.
Të gjitha çështjet e diskutuara do të vazhdojnë të monitorohen dhe do të ndërmerren veprime të mëtejshme për t’i adresuar ato në mënyrën më efektive ✔️.

Bashkia e Qytetarëve, Një mbledhje e hapur u zhvillua sot së bashku me ekipin drejtues të Bashkisë Bulqizë

#BashkiaEQytetarëve Një mbledhje e hapur u zhvillua sot së bashku me ekipin drejtues të Bashkisë Bulqizë 🏛️, për të analizuar punët e realizuara deri më tani dhe për të prezantuar prioritetet për vitet e ardhshme 📊. Në praninë e qytetarëve të interesuar që iu përgjigjën thirrjes publike për pjesëmarrje në këtë aktivitet 🙋‍♂‍🙋‍♀‍, të gjithë drejtuesit, në transparencë të plotë, prezantuan të dhëna dhe shifra konkrete sipas sektorëve 🔍.
Ishte një dilemë e madhe nëse duhet ta realizonim këtë aktivitet tani, kur është bërë vetëm 1 vit punë 📅, apo më vonë kur rezultatet e punëve që kemi nisur të fillojnë të jenë të dukshme, pasi shumë pak projekte mund të finalizohen në kaq pak kohë ⏳. Por, përveç detyrimit për të qenë përballë jush, ne kishim çfarë të tregonim 💪, duke nisur nga investimet madhore që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku 🚧, si rruga e Krastës apo rruga Ura e Çerenecit – Librazhd që i shërben njësive Administrative Gjoricë, Ostren e Trebisht 🛤️, veshja e fasadave të pallateve me sistem kapot 🏢, rehabilitimi i kanaleve vaditëse, deri tek menaxhimi me sukses i shërbimeve publike etj.
Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë dhe faleminderit që nuk kursyet komentet, sugjerimet, kritikat dhe fjalët e mira!

82 vite më parë në fshatin Zogje u themelua Çeta Partizane e Dibrës.

82 vite më parë në fshatin Zogje u themelua Çeta Partizane e Dibrës.
Mirënjohës ndaj çdokujt që kontribuoi dhe luftoi për një kauzë më të madhe se vetja, dhe që luftën për liri nuk e quajti sakrificë, por nder dhe privilegj. Në praninë e veteranëve, familjarëve, pasardhësve të dëshmorëve, përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe banorëve të zonës, bëmë homazhe dhe vendosëm buqeta e kurora me lule në lapidarin kushtuar Çetës Partizane!

NJOFTIM PER DEGJESE PUBLIKE

Bashkia Bulqizë me date 20.06.2024, ora 12:00 do të zhvillojë Dëgjesë Publike në Njësine Administrative Bulqizë, Pallati i Kulturës. Ftojmë banorët e të gjithë Njësive Administrative, punonjës të arsimit, shëndetësisë, kryetarët e strukturave komunitare, organizatat e shoqërisë civile, media, komuniteti i biznesit, në konsultimin  publik per projekt-vendimin  “Per miratimin e planit lokal te menaxhimit te integruar te mbetjeve te ngurta  urbane 2025-2029 ne Bashkine Bulqize”.

Ju mirëpresim!

Kalendar i Konsultimit Publik.

Njoftim për Konsultim Publik Njesia Administrative Bulqizë