Vijojmë serinë e takimeve në të gjitha njësitë administrative për projekt-buxhetin 2025. Bashkë me komunitetin e Trebishtit, diskutuam rreth projekteve prioritare për vitin e ardhshëm, duke u ndalur veçanërisht në nevojat për infrastrukturë dhe mbështetje në bujqësi.