Banorët e fshatit #Dushaj do të kenë një shërbim shëndetësor brenda të gjitha standardeve që kërkohen nga një qendër shëndetësore. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, vizitoi nga afër mjediset e qendrës së re shëndetësore të ndërtuar në këtë fshat. Ai vlerësoi se këto qendra lehtësojnë nevojat e banorëve për shërbime të shpejta shëndetësore, e që Bashkia Bulqizë do të këmbëngulë për t’ua çuar këtë mundësi sa më pranë vendbanimeve të tyre.
Qendra u ndërtua falë partneritetit me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e cila përmes #ProjektitHAP po bashkëpunon në ndërtimin e disa qendrave të ngjashme.
AlbaniaUSA