Bashkia Bulqizë shpall garën e hapur për të gjithë subjektet juridike/fizike që operojnë në fushën e transportit për përzgjedhjen me garë të hapur të kandidatëve për operim në linjat rrethqytetase të transportit të udhëtarëve per linjën Shupenzë Gjoricë-Bulqizë dhe kthim. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të tërheqin listën dokumentacionit te konkurimit duke filluar nga data 18/04/2023 në Zyrën e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Bulqizë ose (Listën e dokumentave e gjeni bashkëngitur këtij Njoftimi ). Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është data 02/05/2023 .Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet pranë Komisionit të Vlerësimit deri në orën 14:00 pranë Bashkisë Bulqizë. Për çdo hollësi e sqarime të mëtejshme kontaktoni në Zyrën e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Bulqizë.
Lista e dokumentacionit që duhet të plotësojne subjektet pjesëmarrëse
Për të ushtruar veprimtarinë e subjektit të transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit, subjektet e transportit duhet të plotësojnë kriteret e pranimit në veprimtarinë e subjektit të transportit rrugor të udhëtarëve sipas nenit 6, të ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, që përfshijnë:
a) reputacionin e mirë;
b) qëndrueshmërinë e duhur financiare;
c) kompetencën profesionale;
d) një vendosjeje efektive dhe të qëndrueshme në Shqipëri.
Më poshtëm:
1.1 Për pranimin në veprimtarinë e subjektit të transportit të udhëtarëve në plotësimin e kritereve të nenit 4 të këtij udhëzimi, paraqiten dokumentet:
a) Vetëdeklarimi për reputacionin e mirë të përfaqësuesit ligjor të subjektit transportues dhe drejtuesit/drejtuesve të veprimtarisë,
b) Dokumenti nga një institucion bankar ose financiar, që vërteton gjendje të qëndrueshme financiare, i cili mund të jetë:
i) një dokument/garanci bankare;
ii) një dokument i lëshuar nga shoqëri sigurimi. Këto dokumente duhet të parashikojnë një vlerë në përputhje me shumat e përcaktuara në pikën 1.2, të nenit 4, si dhe duhet të vërtetojnë se banka/shoqëria e sigurimit janë garant, për subjektin që kërkon të licencohet. Gjithashtu, do të pranohen dokumente të lëshuara nga çdo bankë, institucion financiar ose institucione të ngarkuara për këtë qëllim në çdo shtet anëtar të BE-së, ku individi ose subjekti i transportit rrugor apo filiali i tij është regjistruar.
c) Certifikata e kompetencës profesionale për drejtuesin e veprimtarisë, i cili mund të jetë ortaku i vetëm ose një prej ortakëve, apo administratori i subjektit ose një person i punësuar me kontratë për një periudhë të paktën 5 vjeçare;
d) Regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), ku objekti i veprimtarisë duhet të jetë “Për transport udhëtarësh brenda vendit”.
1.2 Për mjetet, numrin e nevojshëm i kërkuar është 3 (tre) për shërbimin që do të operohet dhe për secilin mjet dokumentet si më poshtë:
a) Leja e qarkullimit;
b) Certifikata e kontrollit teknik të mjeteve;
c) Aktvlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të mjeteve në transportin e udhëtarëve brenda vendit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), sipas udhëzimit nr. 1649, datë 16.8.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, të ndryshuar; d) Certifikata e kalibrimit të tahografit;
e) Regjistrimi i mjeteve në QKB. Dokumentet e mësipërme duhet të jenë të njehsuara me origjinalin.
1.3 Për drejtuesin e mjetit dokumentet, si më poshtë:
a) Leja e drejtimit për drejtuesin e mjetit, me kategoritë përkatëse për mjetin që drejton;
b) Certifikata e aftësisë profesionale (CAP) për drejtuesit e mjeteve në përputhje me udhëzimin nr. 3606/2, datë 28.10.2011, “Për pajisjen e përdoruesve të mjeteve rrugore të kategorive C, CE, D (*) dhe DE, me certifikatën e aftësimit profesional (CAP)”, të ndryshuar, kur kërkohet.
1.4 Në rastin e shërbimeve të rregullta sipas pikës 1, të nenit 4, të ketë agjenci për shërbimin e udhëtarëve brenda vendit, ose kontratë me një agjenci transporti.
1.5 Policë sigurimi se pronari/ përdoruesi i mjetit të transportit ka lidhur kontratën e sigurimit, sipas ligjit nr. 10076, datë 12.2.2009, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, të ndryshuar, i cili në transportin e udhëtarëve përfshin:
a) Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik;
b) Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti. Periudha e vlefshmërisë së licencës për shërbimet e rregullta qytetëse dhe rrethqytetëse është 10 vjet. Procedurat e licencimit
1. Autoriteti i licencimit, pas shqyrtimit të dokumentacionit, do të marrë një vendim për aplikimin brenda 21 ditëve, nga data e paraqitjes së aplikimit (afati dorëzimit të dokumuntave).
2. Në rast se aplikuesi ka mangësi në dokumentacion, i lihet një afat 7-ditor me qëllim plotësimin e tyre.
3. Licenca do të lëshohet aplikuesit, përveç rasteve, kur:
a) Nuk plotëson një ose disa nga kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim;
b) Pas kalimit të afatit 7-ditor për plotësimin e mangësive të konstatuara, nga ana e aplikuesit nuk është paraqitur dokumentacioni i kërkuar;
c) Aplikuesi nuk provon se mund të sigurojë shërbimin e kërkuar, me mjetet që ka në dispozicion;
4. Autoriteti i licencimit mund të refuzojë aplikimin vetëm mbi bazën e arsyeve të bazuara në legjislacionin në fuqi dhe në këtë udhëzim.
5. Pas përfundimit të procedurës së përcaktuar në paragrafët e mësipërm të këtij neni, autoriteti i licencimit do të lëshojë licencën ose do të refuzojë zyrtarisht aplikimin. Vendimi për refuzimin e një aplikimi, duhet të paraqesë arsyet se pse nuk është pranuar aplikimi. Autoriteti i licencimit duhet të sigurojë që subjekti transportues i është dhënë mundësia për të bërë plotësimet në rast se aplikimi fillestar i tyre është refuzuar
Bashkia Bulqizë