Bashkisë Bulqizë i është miratuar fondi nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) për ndërtimin e tregut të produkteve bujqësore.
Tregu i ri do të ndërtohet brenda të gjitha standardeve në lagjen Minatori.
Vendin ku do të ndërtohet tregu e vizitoi edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj.Frida Krifca, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla. Sipas kryebashkiakut Alla, ky treg do të shërbejë jo vetëm për tregtimin e produkteve, por edhe si një pikë grumbullimi dhe shpërndarjeje për ata fermerë që synojnë tregun e kryeqytetit dhe me gjerë.