Ka përfunduar festa 2 ditore në Bulqizë, ku kulmoi me përformancën e Altin Sulkut dhe Anxhela Përkolës. Dy këngëtarët i dhanë një tjetër atmosferë mbrëmjes së djeshme në natën e dytë të #Bulqiza_n_Fest.
Kryebashkiaku Lefter Alla i cili mbajti edhe fjalën përshëndetëse bëri të ditur se festa të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen në çdo NjA në Bulqizë. Alla shprehu mbështetjen e tij për talentet e reja dhe u uroi aty rritje profesionale si emrat e mëdha, Noizy, Luiza Gega, Altin Sulku, Ismail Keta, etj.