Një Çerdhe e re brenda të gjitha standarteve i është shtuar institucioneve të arsimit parashkollor në NjA Shupenzë në Bulqizë.
Projekti u realizua falë një bashkëpunimi midis Bashkisë Bulqizë me Shoqatën #VizionOJ. Aktualisht në këtë çerdhe janë regjistruar 12 fëmijë të zonës.
Përveç VizionOJF, një kontribut të çmuar ka dhënë edhe #MiftarVeshi, i cili kontribuoi me një sërë pajisjesh për plotësimin e nevojave të çerdhes.
Kryebashkiaku z.Lefter Alla i cili pa nga afër këtë investim, bashkë me znj. Suela Koçibelliun tha se kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’iu ardhur në ndihmë nënave të reja të NjA Shupenzë.