Në një kohë kur sëmundjet kardiake, obeziteti, diabeti etj., po shfaqen gjithnjë e më shumë edhe tek të rinjtë, duke pasur një ndikim të qenësishëm në cilësinë e jetës, është e rëndësishme të bëhemi pjesë e aktiviteteve që i kushtohen sportit dhe aktivitetit fizik.
Ndaj, sot, më 6 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim e Paqe, organizuam një sërë aktivitetesh me pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë, znj.Festime Mjeshtri, duke promovuar sportin dhe aktivitetin fizik si një gjuhë universale dhe mjet për edukim, shëndet, përfshirje sociale, zhvillim të rinisë dhe ndërtim të një mjedisi bashkëpunues e paqësor. 🏃♀🏃♂